Ermir Lenjani ka vazhduar me formën fantastike këtë sezon.
Mbrojtësi shqiptar ka qenë edhe një herë vendimtar për skuadrën e tij Umraniyespor në elitën e futbollit turk, kësaj radhe me asistim.
Umraniyespor ka barazuar 2-2 përballë Kayserispor në një ndeshje fantastike.
Anësori i Kombëtares së Shqipërisë që këtë vit është më i dalluari te skuadra e tij ka asistuar në golin e dytë të shënuar nga Tomislav Glumac.
Ishte minuta e 59-të e ndeshjes kur Lenjani harkoi për mrekulli në zonë dhe Glumac realizoi për 2-1.
Për Lenjanin ky ishte asistimi i dytë në Superligën e Turqisë, derisa lojërat e tij të mira po vlerësohen lartë edhe në mediat turke.
Gjithsesi Umraniyaspor vazhdon të mbetet e fundit në tabelë pas nëntë xhirove me tre pikë të grumbulluara. /Telegrafi/
https://twitter.com/trivelaspors10/status/1579093004739956737?s=20&t=F7qQZnA03JZpWHb6JqTTVw