Ermir Lenjani ka vazhduar me formë të mira dhe gola në Superligën e Zvicrës me Sionin.
Sioni ka humbur nga Young Boysi me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superligës Zvicerane.
Megjithatë, në këtë humbje ka lënë shenj anësori i Kombëtares Shqiptare, Ermir Lenjani.
Lenjani ka shënuar golin e parë të ndeshjes duke kaluar Sionin në epërsi të hershme 1-0.
Goli i Lenjanit erdhi në minutën e 17-të pas asistimit të Bastien Toma.
Ky ishte goli i dytë i Lenjanit në këtë sezon në Superligën e Zvicrës, teksa ka edhe një asistim.
Në anën tjetër, skuadra e tij Sioni renditet në pozitën e tetë me 11 pikë të tubuara. /Telegrafi/