Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Ermiona Lekbello, është e pranishme në spektaklin e natës së sotme (e shtunë).
Ajo ka komentuar hyrjen e katër banorëve të eliminuar nga shtëpia e famshme, ku përfshihet edhe Efi dhe Kiara.
Në lidhje me këtë, ish-konkurrentja reagoi ashpër edhe përmes rrjeteve të saj sociale.
E njëjta ka folur sërish për hyrjen e Dhedhes, sipas së cilës e bëri mik Luizin kur pa influencën e tij jashtë.
“Kur e bëri Efi shoqe Luizin? Mik quhet një person që e njeh, që rri me të. Efi e njohu aty Luizin. Tani bën sikur e ka mik, sepse pa influencën jashtë shtëpisë. Kam bërë 12 orë pa gjumë dhe erdha vetëm për ju publik. Ju betohem që ju dua me shpirt. Pse duhet të jemi false? Pse mos të themi atë që mendojmë? Ish banorët u futën sërish, sepse u duhet ky spektakël”, u shpreh ajo.
“Sheh Kiarën që ia nxin jetën Luizit. Ai ha zhavorr në atë shtëpi, si Kristi ashtu edhe Dea. Nuk është lehtë të rrish në atë shtëpi. Ata duhet t’i diskutonin gjërat jashtë, jo t’ju vinin Luizit. Për mua Luizi është fitues. E dua jashtë mase shumë edhe Kristin. Nuk jam e mërzitur me vajzat. Këtej debatuan, këtej bëjnë sikur kanë miqësi. Unë nuk i duroj dot fare këtë gjëra”, vazhdoi më tej Lekbello.
Ermiona ndërkohë u përjashtua nga Big Brother VIP për shkak të fjalorit të papërshtatshëm që përdori në një prej netëve. /Telegrafi/