Telegrafi

Ermali thotë se ia ka refuzuar Fifit një këngë tjetër për duet

Ermal Fejzullahu dhe Fifi (Foto: Instagram/ermalfejzullahu)

Dy artistët e njohur Ermal Fejzullahu dhe Fifit para pak ditësh kanë publikuar projektin e përbashkët të quajtur “Përjetësi”.

Ermali në një videolidhje për emisionin “Reload” në RTV Dukagjini ka dhënë detajet e këtij bashkëpunimi.

“Ideja ka lindur shumë spontanisht. Me Fifin kemi qëndruar bashkë nëpër xhirime dhe emisione të ndryshme. Unë e vlerësoj shumë si vokal dhe tekst shkruese [Fifin]. Më ka thënë se kam dëshirë të bëjmë bashkë një këngë. Edhe unë i kam shprehur dëshirën për të bërë bashkë një këngë. Ma ka dërguar një këngë tjetër para kësaj. I kam thënë se kjo nuk është për ne. I kam thënë se duhet të bëjmë diçka që është më artistike dhe që do ta “shkrinim” në këndim. Jemi dakrorduar dhe në momentin që ma ka dërguar tekstin e këngës “Përjetësi”, i kath thënë: Pikërisht kjo është për ne”, tregon Ermali tratativat e këtij bashkëpunimi.

Artisti thotë se nuk ka qenë i motivuar që këtë verë të bëjë ndonjë projekt për shkak të situatës me pandeminë, përcjell Telegrafi.

“Këngën kemi pasur në plan ta publikojmë në muajin qershor. Unë i kam kërkuar Fifit ta shtyjmë publikimin por asaj nuk i është pritur. Pas një konsultimi që ajo ka pasur me menaxherin e vet, jemi dakorduar që ta shtyjmë publikimin deri më tani”.

Këngëtari shprehet i lumtur që është rikthyer për publikun pas një pauze tetë mujore.

“Jam i lumtur që së pari jam mirë unë dhe familje. Këtë kohë e kam shfrytëzuar për të qëndruar më shumë me familjen dhe fëmijët”, shtoi më tej Ermal Fejzullahu./Telegrafi/