Ermal Mamaqi po kalon disa ditë pushimi në Dubai së bashku me bashkëshorten e tij, Amin.
Aktorit të njohur nuk i ikën asnjë rast për të bërë humor dhe qenë afër ndjekësve të tij të shumtë në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
Ermali përmes një video ka ironizuar me fansat e Encës, e cila pretendon se janë të shumtë nga Arabia Saudite.
“Përshendetje nga Dubai jam ktu me ca fansat e Encës”, ka thënë Ermali mes tjerash, duke ndaluar edhe një kalimtar të rastit që nuk e kuptonte asgjë.
Fansat e Encës nga Arabia kanë qenë disa herë temë diskutimi dhe talljeje pasi këngëtarja pretendon se ka një numër të madh të fansave atje./Telegrafi/