Ermal Mamaqi dhe Luana Vjollca duket se kanë tejkaluar diferencat e tyre.
Dy yjet televizive kanë publikuar një video ku shihen së bashku, pas një gare me emisione televizive.
Luana me emisionin e saj “Shiko kush LUAN” kishte rivalizuar për javë të tëra Ermalin në orarin e njëjtë në ditën e shtunë, një rivalitet ky që u bart nga dyshja edhe në rrjetet sociale.
Megjithatë, raportet personale mes dy personazheve të njohura të ekranit duket se janë të shkëlqyera.
Në orarin e Luanës tash ka debutuar me emisionin e saj Arbana Osmani dhe komediani shihet në shoqëri të Luanës.
Ekzistojnë gjasa të mëdha që Luana të jetë një prej të ftuarave në emisionet e radhës te Ermali.
Luana pas përfundimit të emisionit të saj po kërkon angazhime të reja televizive. /Telegrafi/