Site icon Telegrafi

Ermali mbi dy milionë ndjekës në Facebook, ua premton nga një kafe (Foto)

Aktori, këngëtari dhe prezantuesi i njohur, Ermal Mamaqi, e ka rritur akoma më shumë rekordin për numrin e njerëzve që e pëlqejnë faqen e tij në Facebook.

Ai ka kaluar shifrën prej dy milionë pëlqyesve dhe faqja e tij aktualisht numëron mbi dy milionë e 20 mijë ndjekës.

“Ju kam një kafe borxh të gjithë juve që më ndiqni edhe në FB dhe më keni bërë ta arrij këtë shifër”.

“Kur të më shihni më sillni faturën. Perqaputhje”, ka shkruar Ermali me këtë rast. /Telegrafi/

 

Exit mobile version