Telegrafi

Ermali lanson baladën “Zanati i vjetër”

Ermal Fejzullahu (Foto: YouTube/ONIMA)

“Zanati i vjetër” është titulli i këngës më të re të Ermal Fejzullahut që është publikuar me videoklip.

Është fjala për një baladë që vjen e interpretuar shumë mirë nga këngëtari.

Valon Biba është kujdesur për muzikën e kësaj kënge, të cilës ia ka shkruar edhe tekstin.

Lexo po ashtu Lajmet për Ermal Fejzullahun

Ndërsa orkestrimin e ka bërë autori i shumë hiteve, Nexhat Mujovi – Virusi.

Gjatë vitit 2018, Ermali ka publikuar disa bashkëpunime që kanë rezultuar shumë të suksesshëm.

Një ndër to ishte dueti me Kidda, “Flake”, që u lansua në muajin korrik dhe është shikuar 18.5 milionë herë në YouTube.

Gjatë qershorit, ai e lansoi bashkëpunimin me Bes Kallakun, “Daja”, që po ashtu u prit mirë nga fansat. /Telegrafi/