Site icon Telegrafi

Ermali i kishte përgatitur një lojë me ‘striptizëm’ Bes Kallakut (Video)

Aktori i njohur, Bes Kallaku, ka qenë mysafir në emisionin e Ermal Mamaqit, Xing me Ermalin, ku ka shpalosur shumë gjëra për shikuesit e këtij emisioni.

Temë qendrore e bisedës natyrisht se ishte martesa e tij me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, ngjarje që tërhoqi vëmendje të madhe në muajin shtator.

Nikoqiri i emisionit bënte pyetje nga më të ndryshme, ndërsa komiku i popullarizuar përgjigjej në mënyrën e tij duke nxitur të qeshura te publiku.

Lexo po ashtu Bes Kallaku zbulon një ves të bashkëshortes, Xhensila Myrtezaj

Ai njëherësh ka folur edhe për largimin nga spektakli i humorit “Portokalli” duke thënë se nuk e ka në plan të kthehet për një kohë të gjatë, ndërsa ka refuzuar ta fajësojë dikë si shkaktar të largimit të tij.

Si pjesë të shout, Ermali kishte ftuar edhe gjyshen e Besit, e cila tashmë është bërë personazh i famshëm në Shqipëri.

Ndërkaq, në fund të emisionit nuk mungoi loja që moderatori ia kishte përgatitur mysafirit të tij.

Ermali i tha Besit se duke qenë se nuk kishte bërë festë beqarie, kishte zgjedhur të bënte një lojë me letra dhe ai që kishte letrën më të vogël duhej të zhvishej.

Ndërsa për partnere të lojës ishte ftuar kampionia e ‘bodybuildingut’, Holta Pilz, e cila si pjesë e lojës u zhvesh deri në të brendshme.

Por, edhe Bes Kallaku u zhvesh i tëri në pjesën e sipërme. /Telegrafi/

Exit mobile version