Telegrafi

Ermali e uron motrën me fjalët më të mira për ditëlindjen, zbulon foto nga fëmijëria (Foto)

Këngëtari Ermal Fejzullahu është një prej personazheve më të ndjekur në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, përmes së cilës ka uruar motrën e tij Bulzën për ditëlindje.

Lexo po ashtu Nora tregon detajet e bashkëpunimit me Ermalin (Foto)

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij një kolazh me fotografi nga fëmijëria, imazhe të cilat tregojnë se si dukej Ermali kur ishte i vogël pranë motrës.

“Urime ditëlindjen motra ime Bulza Fejzullahu Abazi, të uroj shëndet, e krejt të mirat në jetë ty dhe familjes tënde…më mungon çdo ditë…”, shkruante Ermali në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/