Site icon Telegrafi

Ermali e mban në krah Sabriun (Foto)

Këngëtari Ermal Fejzullahu është duke shijuar një pushim më se të merituar me familjen e tij.

Pas një vitit të lodhshëm e mjaft të suksesshëm, ai së bashku me gruan, fëmijët, dhe dy prindërit kanë vendosur të shkojnë disa ditë në Sofie, të Bullgarisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në rrjetet sociale, ata kanë ndarë me fansat imazhe nga çastet e ëmbla që kanë kaluar në shoqëri të njëri-tjetrit.

Në fotografinë e fundit të hedhur në Instagram, Ermali shihet teksa mban në duar babanë e tij, këngëtarin e njohur Sabri Fejzullahu.

Ka qenë ky i fundit shtysa e tij për tu marrë me muzikë, çka edhe i ka ecur për mbarë, pasi Ermali është bërë një këngëtar dhe njeri i suksesshëm.

“Kampioni im”, ka shkruar Ermali në përshkrimin e fotografisë, ku në shenjë mirënjohje, duket se është në gjendje të mbajë edhe në krahë babanë e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version