Amarda Toska shpalli një sfidë mbrëmjen e djeshme kur ndodhej në sfilatën që Alketa Vejsiu realizoi.
Ajo ishte ulur pranë me miken Eneda Tarifa dhe me këtë rast kishte pyetur “Ça na bashkon neve? Kush e gjen fiton një të puthur”.
Përgjigje dha edhe Ermal Mamaqi, i cili shkruajti “Apartamenti 2XL”.
Në fakt të dyja vajzat nuk kanë asnjë lidhje me këtë program, por me “Portokallinë”, po. Si Eneda, ashtu edhe Ami kanë qenë dikur prezantuese në të.
Mund të kenë ngjashmëri të tjera, por kjo është vetëm një. Ermali nuk e fitoi puthjen e bashkëshortes. /Telegrafi/