Telegrafi

Ermali baba i kujdesshëm, nuk e lejon Amin të ekspozojë barkun (Video)

Ka një kuriozitet të pashpjegueshëm për të parë barkun e një gruaje shtatzënë.

Ndoshta nga entuziazmi që të krijon ideja se aty brenda rritet një bebe, ose edhe për të parë se sa ka avancuar shtatzënia.

Po edhe pse e dinë kuriozitetin e njerëzve, çifti nuk e ka zbuluar hiç barkun edhe pse postoi video.

Madje në një moment që Amarda Toska u ngrit të na përshëndeste, Ermal Mamaqi iu lut të mos ngrihej.

Ndryshe, tashmë çifti ka treguar se do të bëhet baba i një fëmije të dytë, i cili pritet të vjen në jetë gjatë vitit të ardhshëm.

Kujtojmë se dyshja e botës së showbizit shqiptar tanimë janë prindër të një djali katërvjeçar, Joelit. /Telegrafi/