Ermal Meta u shpall fitues i festivalit të madh të muzikës, SanRemo 2018, por ai pritet që të rikthehet në skenën e madhe të festivalit.
Ai do të jetë i ftuar i veçantë edhe në vitin 2019, ku në skenën e madhe italiane do të performojë në mbrëmjen e dueteve.
Ai pritet që të performojë më 8 shkurt, një natë para mbrëmjes finale dhe i bashkëngjitet në duet këngëtarit që garon, Simone Cristicchi.
Simone Cristicchi e ka ftuar Ermal Metën që të interpretojnë këngën me të cilën këngëtari italian garon, “Abbia Cura di Me”.
Ky pritet një moment i rëndësishëm dhe Meta ka mirëpritur rikthimin.
“Kënga e tij më pëlqeu tej mase. Jam një adhurues i muzikës së Simones. Më pëlqen penna e shpirti i tij muzikor. Pranova menjëherë ftesën e tij dhe është një zgjedhje që mund ta bëj për pak njerëz”, u shpreh këngëtari shqitpar.
San Remo 2019 është në drejtimin artistik të këngëtarit me famë, Claudio Baglioni,.
Ky edicion i San Remos prezantohet vjen në edicionin e dytë rresht nga drejtori artistik Baglioni e në prezantim të Virginia Rafelles dhe Claudio Bisios.
Vitin e kaluar Ermal Meta fitoi SanRemon me këngën “Non mi avete fatto niente”. /Telegrafi/