Telegrafi

Ermal Meta rikthehet në “Sanremo” (Video)

Këngëtari shqiptar Ermal Meta ka qenë një prej personazheve më të përfolur në media kohëve të fundit.

Kjo, pasi pjesëmarrja e tij në “Sanremo 2018” u komentua shumë për shkak të përjashtimit që iu bë natën e mbrëmshme.

Ai dhe Fabrizio Moro, të cilët këtë vit konkurrojnë me duetin “Non mi avete fatto niente”, u akuzuan për plagjiaturë.

Lexo po ashtu Reagon Ermal Meta pas skualifikimit në "Sanremo": Vendim qesharak (Video)

Mirëpo, vet këngëtari doli me një deklaratë ku sqaroi se kënga është punuar nga i njëjti autor, dhe vendimi për përjashtimin e tyre është i pa drejtë.

Mbrëmjen e kaluar, vendimi i marrë nga juria u arsyetua me kohën e pakët që ata kanë pasur në dispozicion për të vendosur.

Sot, është marrë një vendim i ri lidhur me duetin në fjalë, ku Ermalit dhe Fabrizios i është dhënë edhe një tjetër mundësi, dhe ata do të rikthehen në festival.

Mirëpo, çështja e tyre do të vazhdojë të verifikohet. /Telegrafi/