Këngëtari shqiptar Ermal Meta ka qenë një prej personazheve më të përfolur në media kohëve të fundit.
Kjo, pasi pjesëmarrja e tij në “Sanremo 2018” u komentua shumë për shkak të përjashtimit që iu bë natën e mbrëmshme.
Ai dhe Fabrizio Moro, të cilët këtë vit konkurrojnë me duetin “Non mi avete fatto niente”, u akuzuan për plagjiaturë.
Mirëpo, vet këngëtari doli me një deklaratë ku sqaroi se kënga është punuar nga i njëjti autor, dhe vendimi për përjashtimin e tyre është i pa drejtë.
Mbrëmjen e kaluar, vendimi i marrë nga juria u arsyetua me kohën e pakët që ata kanë pasur në dispozicion për të vendosur.
Sot, është marrë një vendim i ri lidhur me duetin në fjalë, ku Ermalit dhe Fabrizios i është dhënë edhe një tjetër mundësi, dhe ata do të rikthehen në festival.
Mirëpo, çështja e tyre do të vazhdojë të verifikohet. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=-LEdL-5Av4U