Site icon Telegrafi

Ermal Meta publikon klipin e këngës pjesëmarrëse në Sanremo (Video)

Ermal Meta, i cili mbrëmë kaloi në finalen e Festivalit të Sanremos me këngën “Vietato Morire”, ka publikuar videoklipin e kësaj të fundit.

Kënga “E ndaluar të vdesësh” – Vietato Morire, bartë me vete kauzën kundër dhunës në familje, e cila po konsiderohet si kënga me mesazhin më të fortë në festival.

Ajo tregon historinë e një djali që ka parë të ëmën të keqtrajtohej në familje dhe që sërish beson te dashuria, si e vetmja rrugë për të rritur fëmijë më të mirë, përderisa është përcjellë me një video mjaft interesant ku mesazhi vjen edhe më fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Dëgjojeni këngën e Ermalit në Sanremo

Theksojmë se Ermali do të ngjitet prapë në skenën e festivali të Sanremos në natën e tretë të festivalit, që mbahet më 9 shkurt.

Kantautori shqiptar ka marrë pjesë në Sanremo edhe vitin e kaluar, ndërsa po merr famë në shtetin italian më shumë se asnjëherë. /Telegrafi/

Exit mobile version