Showmeni Ermal Mamaqi ka pak kohë që ka fiilluar transmetimin e emisionit të tij më të ri “Xing me Ermal Mamaqin”, ku nga java në javë po sjellë spektakël me të ftuarit e tij.
Ai është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, gjersa një postim i tij së fundmi ka qenë mjaft i përfolur në media. Urimi për ditëlindjen e Dritëro Agollit me një foto të Ismail Kadaresë nuk u duk aspak e hijshme nga ana e Mamaqit, kjo është dhe arsyeja që edhe fansat kërkuan fshirjen e tij.
Gjithsesi, ai së fundmi ka befasuar sërish fansat me një fotografi të publikuar në Instagram.
Kësaj here showmeni ka mbledhur gjithë ekipin e emisionit dhe së bashku kanë realizuar një fotografi, gjersa veshja e Ermalit dhe skena e krijuar ngjan shumë me videoklipin “Gangnam style” të këngëtarit PSY.
Se çfarë po kurdis ai me ekipin e tij, mbetet të shihet në emisionin e radhës. /Telegrafi/