Tashmë të gjithë janë të njohur me karakterin karizmatik të Ermal Mamaqit, por ndoshta edhe ai nganjëherë nuk e kupton se i kalon kufinjtë.
Së fundmi, showmeni i njohur ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, një fotografi të poetit të njohur Ismail Kadare, gjersa në mbishkrimin e fotos ka shkruar një urim për ditëlindjen e poetit Dritëro Agollit.
Një shaka e tillë pa kripë ka revoltuar edhe ndjekësit e Ermalit, të cilë kanë kërkuar menjëherë fshirjen e këtij postimi.
Githsesi Ermali nuk ka reaguar ndaj komenteve negative. Ai ka paralajmëruar emisionin e tij të radhës ku e ftuar do të jetë këngëtarja Albërije Hadërgjonaj. /Telegrafi/