Aktori dhe prezantuesi i njohur, Ermal Mamaqi, këtë vit shënoi një sukses shumë të madh me komedinë e tij më të fundit, “2 Gisht Mjaltë”.
Së fundmi, ai bashkë me Elvanën patën një paraqitje mjaft glamuroze edhe në Fesitvalin e Filmit në Kanë.
Mamaqi në një intervistë për median presitgjoze ndërkombëtare, “Cineuropa”, e cila i dedikohet kinematografisë, ka folur gjerë e gjatë rreth suksesit të “2 Gisht Mjaltë”.
Ai ndër të tjerash ka treguar edhe fitimet marramendëse që ka marrë nga ky film.
“Filmi ka mbledhur më shumë se 1 milion euro në kinema dhe në muajin e parë shitëm 250 mijë bileta. Buxheti i filmit ishte gati 300 mijë euro. Gjysmat e parave ishin të miat dhe gjysmat e sponsorëve”, ka thënë Ermal Mamaqi.
“Në fillim kisha frikë nëse do mund t’i merrja sërish paratë apo do humbja. Por ky është biznesi. Nëse di si të luash, është lojë e mirë. Nëse nuk di, është si kumar”, është shprehur moderatori më tej.
“2 Gishtë Mjaltë” përndryshe pritet të jepet së shpejti premierë edhe në Itali, Greqi, Angli dhe Amerikë. /Telegrafi/