Telegrafi

Ermal Mamaqi thotë se nuk do të ketë vazhdim të emisionit “Xing me Ermalin”

Ermal Mamaqi (Foto: Instagram)

“Xing me Ermalin” tashmë konsiderohet të jetë një prej emisioneve më atraktive shqiptare.

Ky projekt i cili zhvillohet tash e tri vite duket se nuk do vazhdojë më, pasi komediani është i fokusuar më shumë në filmin e ri “I Love Tropoja”, të cilin do ta sjellë së shpejti.

Me këtë rast, ai bëri të ditur se nga viti tjetër do të ndërtojë një format të ri të emisionit bashkë me stafin dhe se njëherë do të pauzojë nga puna e tij si moderator.

“Ju jam mirnjohës për mesazhet e shumta që më dërgoni në lidhje me Xing me Ermalin. E ardhmja jonë ndërtohet në momentet kur ne marrim vendimet. Dhe vendimet më të rëndësishme dhe që të çojnë përpara janë ato që të nxjerrin nga zona e rehatisë. Kam marrë vendim të bëj një pauz të shkurtër në punën time si moderator. Si rrjedhojë…Xing me Ermalin nuk do të jetë,të paktën deri në janar në programet televizive. Karriera ime do të zhvendoset në industrinë e Kinematografisë dhe Marketingut në këto momente. Në të njëjtën kohë bashkë me ekipin krijues të Xing.al po ndërtojmë një format të ri emisioni që me shumë mundësi vjen në muajin janar në Televizion.Një falenderim të madh kam për Regjisoren Lorena Basha, Skenaristët Besnik Mustafaj dhe Klaudja Brahimaj, për Olimpjan dhe Bandën e Xingut, montazhierët Vini dhe Pavjoli, Kejvinën dhe Belindën si dhe për të gjithë stafin e palodhur dhe të çmendur të Xing me Ermalin. Mirnjohje Televisionit Kampion TVKlan për kushtet dhe për dashurinë e treguar në këto 3 vite. Se siç thotë dhe miku im Will Smith “në jetë nuk ka rëndësi sa herë merr frymë. Momentet që të lënë pa frymë janë ato që e bëjnë jetën tja vlejë”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ermal Mamaqi

Ndryshe, Ermali ka përfunduar xhirimet e filmit të ri, pjesë e të cilit është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, aktorja Arjola Demiri, këngëtarja Enca Haxhia dhe shumë aktorë të tjerë të njohur shqiptarë. /Telegrafi/