Telegrafi

Ermal Mamaqi thotë se Luana Vjollca do jetë pjesë e filmit të tretë të tij

Komediani Ermal Mamaqi për dy vite radhazi solli filmat “2 Gisht Mjaltë” dhe “I Love Tropoja”, në 2019 dhe 2020.

Prezantuesi shqiptar së fundmi ka qenë pjesë e emisionit “Shiko kush Luan”, ndërsa ka ndarë me publikun më të rejat në jetë e karrierë.

Në një nga sfidat “Ndaje ose Haje”, ai ka zbuluar e po ashtu konfirmoi se do të ketë një film të tretë dhe se tashmë ka menduar për një aktore që do të luajë në filmin e ardhshëm të tij.

“Personazhi i ri që pritet që të shpërthejë në kinematografi është Luana Vjollca”, u shpreh Ermali derisa iu drejtua moderatores së “Shiko Kush Luan” kështu: ”Ti ndoshta nuk e di, por ti do të jesh në filmin tim të ardhshëm”.

Luana: E ke seriozisht? Unë s’di gjë për këtë.

Ermali: Është vendosur!

Luana: Pra, ti sapo më bëre një ofertë ‘live’ mua sonte?

Ermali: Unë e hodha njëherë grepin!

Foto: YouTube

Në vazhdim presim të shohim për detaje të mëtutjeshme të filmit, për të cilin nuk zbuloi edhe aq. /Telegrafi/