Telegrafi

Ermal Mamaqi tallet me Linda Morinën, zbulon flamurin gjigant shqiptar që do të shpaloset në Marseille (Foto)

Ermal Mamaqi njihet përveç së qeni këngëtar edhe humorist.

Këngëtari është prezantues i një emisioni televiziv satirikë i titulluar “6 ditë pa Ermalin”.

Ai së fundi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet një stadium ndërsa ‘disa tifozë shpalosin një flamur me fotografinë e këngëtares Linda Morina’, transmeton Telegrafi.

“Zbulohet flamuri që do hapet nesër në ndeshjen me Francën”, ka shkruar me ironi Ermali.

Kujtojmë se tifozët kuqezi kanë paralajmëruar se do të shpalosin një flamur gjigant shqiptar në plazhin e qytetit të Marseilles. /Telegrafi/