Telegrafi

Ermal Mamaqi “tallet” me Enca Haxhian (Video)

Ermal Mamaqi këtë të shtunë në emisionin e tij ka gjetur pak kohë për të falënderuar të gjithë ata që e ndjekin në rrjete sociale.

Prezantuesi këto ditë në Instagram ka arritur 500 mijë ndjekës, ati sa gjysma e atyre që ndjekin Encën. Dhe pse e themi ne këtë.

Kjo pasi vet Ermani gjatë emisionit i është referuar këngëtares duke u krahasuar me atë përsa i përket famës, madje ai edhe e ka ironizuar duke thënë se prej atyre 500 mijë asnjë nuk është arab.

“500 mijë ndjekës!! Dhe me lini ti dërgoj një selam Encës. Enca nga këto 500 mijë asnjë nuk është arab. Dhe për këtë arsye këta e kuptojnë atë cfarë them unë kështu që nuk ka nevojë të flas anglisht apo arabisht…”.

https://www.youtube.com/watch?v=a8oILxRLYgE