Telegrafi

Ermal Mamaqi reagon ashpër kundër Komunës së Ferizajit (Foto)

Ermal Mamaqi para dhjetë ditëve ka pësuar një aksident automobilistik në Ferizaj.

Në të njëjtin vend pas pesë ditëve ka ndodhur edhe një aksident, ku janë përplasur dy vetura.

Kjo ka bërë që edhe njëherë të reagon këngëtari përmes llogarisë personale në Instagram, duke kërkuar që të merren masa.

Lexo po ashtu Pas aksidentit, Ermal Mamaqi publikon imazhe dhe nis shakatë (Foto)

“I njëjti vend ku unë bëra aksidentin para 10 ditësh. Pothuajse çdo javë ndodh një aksident i rëndë te rrethi i vdekjes në Ferizaj. Akoma nuk ndriçohet ai rreth rrotullim. Rruga është e drejte dhe të jep përparësi për të ecur shpejt dhe vetëm ata që e dinë e ulin shpejtësinë se ai rreth del nga hiçi. Edhe sa duhet të vdesin?”, ka shkruar në Instagram, Ermali. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Ermal Mamaqi mesazh emocionues pas aksidentit (Foto)