Site icon Telegrafi

Ermal Mamaqi publikon fotografi nga shëtitja me Amin

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska

Ermal Mamaqi është njëri nga aktorët më të njohur një trojet shqiptare, ndërsa me batutat e tij gjithmonë tërheq vëmendje.

Sikurse shumica e njerëzve të cilët po qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre, edhe artistët tanë janë detyruar të respektojnë rregullat e distancimit shoqëror.

Tashmë që në Shqipëri kanë filluar të zvogëlohet numri i në infektuarve, figura të njohura kanë zgjedhur destinacione të ndryshme për të ndryshuar rutinën e deritanishme.

Kështu ka bërë edhe Ermal Mamaqi, i cili si destinacion ka zgjedhur malin e Dajtit për të shëtitur me biçikleta.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ai ka ndarë një imazh me gruan e tij, Amarda Toska, teksa shiheshin me veshje sportive. /Telegrafi/

Exit mobile version