Aktori dhe këngëtari Ermal Mamaqi ka prezantuar nënën e tij në rrjetet sociale.
Ermali në profilin e tij në Instagram ka publikuar një fotografi të nënës me rastin e ditëlindjës së saj, transmeton Telegrafi.
“Njeriu që më do më shumë nga të gjithë, pa interes dhe pa kushte…100 vjeç Mami”, ka shkruar Mamaqi.
Ndryshe Ermali momentalisht është i angazhuar në emisionin e tij “6 ditë pa Ermalin”, i cili është ndër emisionet më të ndjekura në ekranet shqiptare. /Telegrafi/