Telegrafi

Ermal Mamaqi nxjerr kërthizën, e përqesh keq Encën (Video)

Komediani dhe prezantuesi, Ermal Mamaqi, ka ironizuar keq me këngëtaren e re, Enca Haxhia.

Ishte Enca që u akuzua për realizim me “photoshop” të dobësimit të stomakut të saj dhe fshehje të kërthizës.

Megjithatë, Enca më pas reagoi duke lansuar një video katastrofale dhe jashtzakonisht provokative ku shfaq kërthizën e saj në mënyrë shumë patetike.

Dhe këtë mos përvojë të këngëtares e cila si duket s’ka as ndonjë konsulent për t’u këshilluar, as asgjë, e ka shfrytëzuar Ermal Mamaqi, për të ironizuar në një video me të.

Enca e ka fshirë videon, pas kritikave që ka marrë dhe që si duket ndikuan që ajo ta largojë atë incizim katastrofik.

Nuk është hera e parë që Enca është ironizuar dhe përqeshur për pakujdesinë e saj. Megjithatë duket se këngëtarja edhe ka përfituar nga kjo. /Telegrafi/