Site icon Telegrafi

Ermal Mamaqi: Miq mos më gjykoni, e kam shijuar shumë këtë kohë

Ermal Mamaqi

Edhe pse janë ditë mjaft të vështira, ku jemi detyruar të izolohemi në shtëpi dhe t’i ndalojmë të gjitha aktivitetet për shkak të coronavirusit, kjo gjë sa është negative mund të jetë edhe pozitive për një pjesë të njerëzve.

Tek kjo e fundit bën pjesë edhe komediani i njohur Ermal Mamaqi, i cili thotë se në fakt këtë kohë e ka shijuar shumë.

Sipas asaj që producenti shkruan në llogarinë e tij personale, Instagram, këto ditë i ka shfrytëzuar për të ndenjur me fëmijët, për të marrë mësime online që nuk i mbaronte dot prej 6 muajsh, për të parë seriale dhe mbi të gjitha për të fjetur gjumë.

“Miq mos me gjykoni por unë në fakt e kam shijuar shumë këtë kohë. Mendoj që ka shume si unë. Po rri me fëmijët dhe mendoj gjithë kohës sa shumë kohë kam humbur larg tyre… Kjo që ndodhi duket sikur është sinjal nga Planeti. Sikur thotë ndalo, ngadalë. Çdo ditë vrap për të kapur ritmin, për të shitur më shumë, për të fituar më shumë…Për të qenë i pari. Më shumë lekë, më shumë famë, më shumë çdo gjë… Dhe tani… E shohim njëri tjetrin si rrezik per jetën”.

“Eshtë si detotks për ndjenjat. Terapi dashurie me detyrim. Përseri mendoj që Dhuratat vijnë përmes Problemit. Sa me i madh Problemi, aq më e madhe Dhurata. Kushedi çfarë dhurate do ti vijë njerëzimit nga ky dëm ekonomik”.

“Sa mbarova një Master online dhe po filloj një tjetër për Production. Kisha 6 muaj që nuk e mbaroja dot… Pashë 5 sezonet e Breaking Bad në Netflix dhe po lexoj shumë për marketingun. Kam kohë për aerobi dhe për çdo gjë. Dhe po fle me shumë.kisha 20 vjet që nuk flija kshu… Mendoj që këtë po bëjnë pjesa më e madhe. Pra po bëhemi më të mirë. Dhe po karikohemi me energji qe te shperthejmë kur të rifillojë jeta në normalitet. Forca. Na duhet vetëm nje shtytje e vogël me mendjen. Do ja dalim”, ka shkruar mes tjerash ai. /Telegrafi/

Exit mobile version