Ermal Mamaqi e ka konfirmuar lajmin se ka pësuar aksident komunikacioni në Ferizaj.
“Të dashur miq, Ju përqafoj. Më duket sikur ma falën jetën për së dyti. Përjetova momentet më të vështira në jetë”.
“Jam shumë mirë. Edhe unë edhe dy miqtë e mi që udhëtonin me mua. Aksidenti i mbrëmshëm në Kosove, Ferizaj, ndodhi si pasojë e një rrethrrotullimi të pandriçuar dhe te paparalajmëruar. Me sa më thanë, ai vend ishte rrethi i vdekjes se çdo ditë aty bëhen aksidente”.
Kam një pyetje për autoritetet: Edhe sa vetë duhet të vdesin për ta rregulluar atë problem? Dhe në fund Zoti është i mire! Jemi thërrime që nuk ia dimë vlerën jetës deri sa prekim vdekjen”, ka shkruar Ermali në një postim në Facebook.
Është raportuar se aktori, këngëtari dhe prezantuesi i njohur ishte aksidentuar së bashku me kantautorin Alban Skënderaj gjatë kthimit nga Shkupi, por ai nuk ka qenë i pranishëm në aksident. /Telegrafi/