Telegrafi

Ermal Mamaqi mbetet pa asistente, boksieren Rashel Kolaneci

Personazhi tip i programit të suksesshëm të “Tv Klan” Rashel Kolaneci, nuk do të shfaqet më në këtë ekran.

Ajo ka ikur nga “Xing me Ermalin”, programi ku mori famë sezonin e kaluar dhe e nisi me sukses këtë sezon.

E kontaktuar nga “RevistaWho.com” Rashel e pohoi largimin, duke mos dhënë më shumë detaje.

Nuk dihet ende nëse ajo do të nisë ndonjë angazhim të ri në një tjetër kanal.

Të shohim se kë do të zgjedhë Mamaqi për të zëvendësuar një nga vajzat më seksi shqiptare.

Ndryshe, bukuroshja njihet si një ndër boksieret më të bukura shqiptare.