Telegrafi

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska festojnë dhjetë vjetorin e martesës

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska (Foto: Instagram)

Komediani Ermal Mamaqi dhe bashkëshortja e tij, sipërmarrësja e njohur Amarda Toska, sot (e mërkurë) festojnë dhjetë vjetorin e martesës.

Në këtë ditë të rëndësishme, çifti nuk munguan me dedikime ndaj njërit-tjetrit dhe si destinacion për të festuar kanë zgjedhur një resort luksoz në Vlorë.

Ami ka ndarë pamje nga festa e dyshes, derisa i ka bërë një dedikim të veçantë bashkëshortit të saj në Insatgram.

“Si sot 10 vite më parë u betuam në altar për dashurinë Ermal Mamaqi. Jemi dashuruar, rritur, argëtuar bashkë. Kemi përjetuar sfidat e sukseset bashkë në çdo hap. Sot kemi dy mrekullitë tona Sia& Joel. Jemi të qartë për çfarë na pret 10 vjeçarin tjetër, ndaj jemi me shpirtin plot. Të dua njësoj Ermal, me ty përjetë”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ermal Mamaqi

Në anën tjetër, Mamaqi ndau një pozë të ëmbël të Amardës duke shtuar, “10 vjetë martesë, 15 vite dashuri. Të dua si atëherë”.

Të njëjtit gëzojnë një jetë të lumtur familjare duke përfshirë këtu edhe dy fëmijët: djalin Joelin dhe vajzën Sia.

Çifti po ashtu shquhen edhe për sukseset që kanë arritur ndër vitesh në karrierën e tyre profesionale. /Telegrafi/