Telegrafi

Ermal Mamaqi i çon mesazh Edi Ramës, ja porosia e tij (Video)

Programi “6 Ditë pa Ermalin”, i datës 30 janar 2016, u shndërrua një nga programet më të përfolur të Ermal Mamaqit, pasi i ftuar në studion e tij ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Por duket se “marrëdhënia” Rama-Mamaqi është rikthyer përsëri në qendër të mediave rozë dhe kësaj radhe për shkak të një video të postuar nga moderatori i programit, Ermali, përmes së cilës ky i fundit ka dhënë një mesazh për kryeministrin e Shqipërisë.

“Zoti Kryeministër përshëndetje. Nga kjo studio, para gati 2 muajsh, ju dhatë një premtim dhe të them të drejtën nuk ma mori mendja se do e realizonit pasi ju socialistët nuk e keni shumë namin e mirë për mbajtje premtimesh”.

Ermali vijon me tej duke thënë: “Në emrin tim, në emrin e të gjithë shoqërisë tonë, në emër të familjes së Dr. Florit, ju falenderoj që e mbajtët premtimin”.

Por sigurisht nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, kjo video duhej shoqëruar edhe me notat e humorit, për të cilat Ermali dallohet.

“Por mos kujto se do ta japim votën sepse vota është e shenjtë, kështu që po të jap një duartrokitje”.

Mesazh per Edi Rama. E mbajte fjalen,faleminderit por prap nuk ta jap voten 🙂

Posted by Ermal Mamaqi on Wednesday, 6 April 2016