Telegrafi

Ermal Mamaqi bëhet romantik në ditëlindjen e bashkëshortes: 1 orë me një grua të bukur është baras me 1 minutë

Amarda Toska ka një milion arsye për të festuar gjatë gjithë ditës së sotme.

Prezantuesja dhe moderatorja shqiptare sot feston 33-vjetorin e lindjes dhe me këtë rast ka marrë një numër të madh të urimeve.

Nuk ka munguar edhe urimi i bashkëshortit, i cili ka zgjedhur fjalët më të mira për partneren dhe nënë e fëmijëve të saj.

Në fakt, Ermal Mamaqi iu ka referuar fjalëve të gjeniut Albert Ajnshtajn, i cili ka pasur në jetë disa të dashura.

“Ainshtaini ka thënë: “1 orë me një grua të bukur është baras me 1 minutë. Jam i bekuar nga ty për këto 113,880 min që kemi kaluar së bashku. HappyBirthday”, ishte urimi Ermalit përmes Instagramit.

Ai mesazhin e ka shoqëruar me një imazh të bukur që mori mijëra pëlqime dhe komente pafund.

Ndryshe, Ermali dhe Ami ka vite që janë të martuar dhe janë prindër të dy fëmijëve. /Telegrafi/