Telegrafi

Ermal Mamaqi bashkon forcat me Zzap & Chriss

Ermal Mamaqi ka kaluar kufijtë për projektin e tij të ri muzikor.

Aktori dhe këngëtari i njohur së shpejti do të vijë me një këngë të re dhe për këtë ai ka zgjedhur të punojë me dyshen e famshme Zzap & Chriss, transmeton Telegrafi.

Dyshimet filluan kur ata u shfaqën së bashku në studion e producentëve në Prishtinë, ndërsa tani konfirmohet se takimi ishte për këngën e re të Ermalit.

Ky projekt muzikor i Mamaqit do të vijë pas një pauze të tij në skenën muzikore./Telegrafi/.