Telegrafi

Ermal Krasniqi, pjesë e formacionit të javës në Superligën e Rumanisë

Sulmuesi anësor i Kosovës, Ermal Krasniqi ka përfunduar përsëri pjesë e formacionit më të mirë të javës në Superligën e Rumanisë, pas shkëlqimit me Rapidin e Bukureshtit.

Superliga e Rumanisë vazhdon të portretizohet me emra të futbollistave shqiptar, në veçanti atyre nga Kosova.

Edhe kësaj radhe në formacionin e javës të përpiluar nga faqja e specializuar SofaScore gjendet një lojtar shqiptar.

Lexo po ashtu Pesë lojtarët shqiptarë që shkëlqyen në fundjavë në ligat evropiane

Bëhet fjalë për sulmuesin anësor, Ermal Krasniqi, i cili shkëlqeu me Rapid Bukureshtin në xhiron e 26-të të Superligës së Rumanisë.

Krasniqi u vlerësoi me notë 9.3 duke qenë njëri nga dy lojtarët më të vlerësuar të javës, në formacionin më të mirë.

Djaloshi nga Malisheva në ndeshjen e fundit ndaj FC Hermannstadt shënoi një gol dhe asistoi në golin e dytë të shënuar nga Albion Rrahmani në fitoren 2-0 të ekipit të tij. /Telegrafi/