Sulmuesi anësor i Kosovës, Ermal Krasniqi ka thënë se përkrahja e “Dardanëve” ndihmoi ekipin e Kosovës për të arritur barazimin 2-2 me Zvicrën.
Ndeshja e vlefshme për eliminatoret për “Euro 2024”, doli të jetë shumë e bukur dhe emocionuese.
“E bëmë një ndeshje të madhe, por edhe përkrahja e publikut na ndihmoi shumë. Shpresoj të jap edhe më shumë dhe mund të jap më shumë”.
“Është një ndjenjë shumë e mirë të luash para publikut tënd. Barazimi me Zvicrën është rezultat pozitiv”.
“Nuk do të dorëzohemi edhe pse ka pak gjasa, në Rumani shkojmë për fitore”, ka thënë Krasniq.
Pas pesë xhirosh në këtë grup, Kosova është e parafundit dhe ka katër pikë të tubuara. /Telegrafi/