Site icon Telegrafi

Ermal Krasniqi në formacionin e javës në Rumani

Ka përfunduar xhieo e 21 në elitën e futbollit rumun dhe në fakt të gjitha ndeshjet për vitin 2023.

Ermal Krasniqi e ka përmbyllur në mënyrë fantastike vitin, duke shkëlqyer në ndeshjen e fundit me fanellën e CFR Cluj.

Reprezentuesi i Kosovëa në derbin lokal ndaj Universita Cluj ishte fantastik në fitoren e Cluj 4-0.

Krasniqi ishte titullar dhe i pandalshëm për mbrojtjen mysafire, teksa dhuroi edhe një asistim.

Lexo po ashtu Ermal Krasniqi prej më të mirëve në fushë për Clujn në derbin rumun

Kjo ka bërë që ai të përfshihet edhe në formacionin e javës në Superligën e Rumanisë.

25-vjeçari ka një vit që është pjesë e Cluj, derisa në 39 ndeshje zyrtare ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version