Telegrafi

Ermal Fejzullahu: Tubimet partiake janë të palogjikshme

Ermal Fejzullahu Foto: Instagram/ermal.fejzullahu

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, është ndër personazhet që viti që lamë pas ishte pasiv sa i përket mbrëmjeve muzikore.

Një gjë e tillë ka ngjarë për shkak të pandemisë coronavirus, ndërsa tubimi i personave nuk lejohet në vende.

Andaj, në një intervistë për Prive, ai ka folur për humbjet që ka pësuar si artist, derisa u shpreh se edhe fushatat zgjedhore janë të palogjikshme.

“Është e natyrshme që ka pasur humbje, sepse një vit është i gjatë”, është shprehur ai.

Tutje Ermali vazhdoi: “Çka është më e palogjikshme, kjo që i kam parë kohëve të fundit tubimet partiake dhe kodi i cili duhet të respektohet, nuk po respektohet nga vet ata të cilët pretendojnë të na udhëheqin”.

Ndërkaq, Fejzullahu njihet për interpretimet ‘live’ në mbrëmje të ndryshme, ku edhe grumbullon qindra admirues të muzikës së tij. /Telegrafi/