Telegrafi

Ermal Fejzullahu takon kuzhinierin e famshëm Nusret në Turqi

Foto: Ermal Fejzullahu/Instagram

Pas përfundimit të sezonës verore, këngëtari Ermal Fejzullahu ka nisur pushimet së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tyre.

Ai ka qenë shumë i angazhuar me koncerte e mbrëmje të shumta gjatë verës, gjersa nuk munguan edhe prurjet e reja muzikore.

Ermali është shumë aktiv edhe i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ta fotografi të ndryshme nga jeta e tij.

Së fundmi, ai ka publikuar për ta disa fotografi nga pushimet, ku ka treguar për momentet e mira që po kalon në shoqëri të bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre.

Ndër të tjerash, Ermali ka ndarë me fansat edhe një tjetër imazh, përmes së cilit ka treguar se është takuar me kuzhinierin e famshëm turk, Nusret Gokce.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Me Balin Nysret”, ka shkruar këngëtari shqiptar në mbishkrimin e fotografisë, teksa duket mjaft i lumtur pas takimit me të.

Në muajt në vazhdim, Fejzullahu pritet të sjellë për fansat një tjetër projekt të ri muzikor. /Telegrafi/