Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu ka vendosur që muajin e parë të viti ta nisë me pushime.
Ai ka vendosur që bashkë me gruan dhe fëmijët e tij të shkojnë në Dubai, për të shijuar motin e ngrohtë.
Çifti janë mjaft të ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat janë mjaft aktivë.
Ata kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetin social Instagram, çastet e këndshme që po kalojnë së bashku.
Familja duken shumë të lumtur për kohën që po shpenzojnë së bashku, duke pasur parasysh që gjatë sezoneve, Ermali është shumë i ngarkuar.
Ermali përndryshe është mjaft aktiv me projekte të shumta muzikore, si dhe koncerte.
Në muajt në vazhdim, ai pritet të sjellë për fansat projektin e tij të ri muzikor. /Telegrafi/