Site icon Telegrafi

Ermal Fejzullahu shijon me bashkëshorten pushimet luksoze në ishujt Maldive

Foto: Ermal & Ariana Fejzullahu/Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, dhe bashkëshortja e tij, Ariana, janë një prej çifteve të estradës më të ndjekur në rrjetet sociale.

Ata shpesh komentohet për jetën e tyre private, gjersa edhe udhëtimet apo të reja në përditshmëri, tërheqin gjithmonë vëmendjen e fansave.

Këto ditë, çifti kanë vendosur që t’i japin vetes disa ditë të mira pushimi dhe për këtë kanë zgjedhur një destinacion mjaft luksoz.

Foto: Ariana Fejzullahu/Instagram

Ata kanë shkuar në ishujt Maldive, duke zgjedhur kështu që të largohen nga i ftohti vendor, për në viset e ngrohta të hemisferës jugore.

Dyshja kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa fotografi nga momentet e këndshme që po shijojnë në resortin luksoz ku po qëndrojnë.

Foto: Ermal Fejzullahu/Instagram

Ky pushim i tyre vjen vetëm pak kohë pasi çifti njoftuan se kanë bërë një investim të ri në patundshmëri, duke blerë një shtëpi të re në një nga lagjet private të kryeqytetit.

Foto: Ariana Fejzullahu/Instagram

Ermali në anën tjetër vazhdon të jetë aktiv në muzikë me këngë të reja, mbrëmje e koncerte të ndryshme. /Telegrafi/

Foto: Ariana Fejzullahu/Instagram

 

Foto: Ariana Fejzullahu/Instagram
Exit mobile version