Telegrafi

Ermal Fejzullahu rrëfen dhjetë gjërat që ndoshta nuk i keni ditur për të

(Foto: YouTube/Onima)

 

Në kuadër të rubrikës ’10 gjërat që nuk i keni ditur’ në emisionin Prive, ka qenë i ftuar këngëtari Ermal Fejzullahu. Ai ka shpalosur disa ndodhi interesante nga jeta e tij, të cilat nuk i ka treguar më herët.

Më poshtë janë disa prej tyre:

Si 16-vjeçar ka vozitur pa patentë shoferi, ndërsa policëve iu është justifikuar se e ka harruar në shtëpi.

Në vitin 2011 ka pasur një bashkëpunim me Mimoza Shkodrën që është fshirë nga YouTube, për shkak se kënga ka qenë e huazuar.

Si fëmijë ka dëgjuar shumë muzikë rok, ndërsa në moshën e adoleshencës R&B, hip-hop, pastaj popullore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Ermal Fejzullahun

Në shkollë të mesme është dashur të regjistrohej në Shqipëri, mirëpo në çastet e fundit kishte refuzuar, pasi nuk dëshironte të jetojë vet.

Ermali tash peshon 105 kilogramë, ndërsa thotë se ka peshuar shumë më tepër.

Ai ka treguar se është 29 vjeçar, duke qenë se shpejt e ngatërrojnë moshën e tij.

Me motrën e tij Bulëzën, si fëmijë kanë mbajtur shfaqje në oborr.

Ka qenë një herë në paraburgim për një incident, për të cilin nuk ka treguar detaje.

Kur ka qenë fëmijë ka pësuar lëndime nga një aksident familjar.

Ka sqaruar se si fëmijë nuk ka pasur asnjë sëmundje të rëndë, pasi shpesh ka pasur thashetheme për probleme shëndetësore të Ermalit.

Rrëfimin e plotë të këngëtarit mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.