Kur jemi afër sezonit të verës artistët vendor kanë nisur lansimin e projekteve muzikore dhe kësaj liste i janë bashkuar edhe dy të tjerë.
Bëhet fjalë për Ermal Fejzullahun dhe Ponin, të cilët kanë realizuar një projekt të përbashkët muzikor.
Dyshja sot (e enjte) kanë publikuar këngën “E le” që tashmë gjendet në kanalin zyrtar të YouTube.
Teksti i këngës është realizuar nga Petro Xhori, vija melodike nga kantautori Anxhelo Koci, ndërsa ‘beat’ nga Alandy.
Projekti erdhi i shoqëruar dhe nga ana vizuale për të cilën u përkujdes produksioni muzikor Valter Beqo.
Projekti padyshim do të pritet mirë nga fansat e dy këngëtarëve, ndërsa krahas projekteve të reja të dy mbesin aktiv edhe me koncert dhe mbrëmje muzikore. /Telegrafi/