Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Ermal Fejzullahu mbetet aktiv me projekte muzikore.
Edhe së fundmi artisti ka njoftuar se ka finalizuar këngën më të teksa zbuloi kohën e lansimit të saj.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Ermali ka sjellur një pjesë të shkurtër nga projekti i ri.
“Nesër ora 18:00”, ka shkruar Ermali në mbishkrimin e postimit.
Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këngëtari i cili numëron hite të shumta ndër vite dhe një këngë e re nga ai padyshim do të mirëpritej nga fansat e shumtë të tij.
Kujtojmë që projekti i fundit i Ermalit “Hajde hajde” erdhi në bashkëpunim me DJ Gimi-O.
Ndërkohë, krahas punës për këngë të reja, këngëtari mbetet i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore. /Telegrafi/