Telegrafi

Ermal Fejzullahu nis pushimet me familjen në Vlorë

Pushimet e të famshmëve shqiptarë veçse kanë filluar në bregdetet shqiptare.

E së fundmi është këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu, ai i cili është duke kaluar një kohë të mirë pranë familjes në qytetin e Vlorës.

I njëjti tregon se ka filluar pushimet me familje dhe se këto duket se janë të parat për vitin 2019 marrë parasysh situatën që tashmë prej muajsh është krijuar me COVID-19.

Ermal Fejzullahu me familjen në pushime (Foto: Instagram)

Ai ka publikuar disa fotografi në llogarinë e tij personale, Instagram ku shfaqet krah bashkëshortes së tij, Arianës dhe dy vajzave: Erës dhe Bunës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Përveç Ermalit, pushimet filluan edhe për Gjikon dhe Elita Rudin, Encën, Rina Balajn e shumë personazhe të tjera.

Ermal Fejzullahu me familjen në pushime (Foto: Instagram)

Krijuesi i hitit “Për një dashuri” ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e tij. /Telegrafi/