Pushimet e të famshmëve shqiptarë veçse kanë filluar në bregdetet shqiptare.
E së fundmi është këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu, ai i cili është duke kaluar një kohë të mirë pranë familjes në qytetin e Vlorës.
I njëjti tregon se ka filluar pushimet me familje dhe se këto duket se janë të parat për vitin 2019 marrë parasysh situatën që tashmë prej muajsh është krijuar me COVID-19.
Ai ka publikuar disa fotografi në llogarinë e tij personale, Instagram ku shfaqet krah bashkëshortes së tij, Arianës dhe dy vajzave: Erës dhe Bunës.
Përveç Ermalit, pushimet filluan edhe për Gjikon dhe Elita Rudin, Encën, Rina Balajn e shumë personazhe të tjera.
Krijuesi i hitit “Për një dashuri” ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e tij. /Telegrafi/