Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana janë ndër çiftet më të diskutuara në estradë.
Dyshja së fundmi kanë vendosur që së fundmi të shijojnë disa ditë të mira pushimi nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Ata kanë zgjedhur Gjermaninë si destinacionin e tyre të parë, gjersa në rrjetet sociale kanë publikuar imazhe ku shfaqen duke shëtitur përgjatë rrugëve në Frankfurt.
Ariana ka qenë ajo, e cila së fundmi ka publikuar një tjetër fotografi të çiftit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Dyshja shfaqen shumë të freskët dhe plot buzëqeshje pranë njëri-tjetrit, teksa duket se kanë shijuar si është më së miri kafenë në një ambient të gjelbër dhe me diell.
Kujtojmë që dyshja kanë së bashku tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.
Ermali ka qenë mjaft aktiv gjatë verës me koncerte dhe projekte të reja, ndërsa fillimi i vjeshtës e gjeti atë në pushimet me familjen. /Telegrafi/