Këngëtari Ermal Fejzullahu tashmë numëron vite të shumta në estradën shqiptare dhe falë sukseseve në karrierë ka arritur të ndërtojë një jetë të mirë luksoze.
Këtë e ka dëshmuar herë pas here me publikimin e postimeve që ndan me ndjekësit në rrjetet sociale.
Ditën e sotme (e diel) i njëjti në llogarinë personale, Instagram, ka sjell disa pamje të ambienteve të shtëpisë së tij në Brezovicë.
Ai duket se po kalon një fundjavë të mirë me familjen e tij, marrë parasysh që shumë prej aktiviteteve muzikore mbeten akoma pezull për shkak të COVID-19.
Në bazë të imazheve, artisti i njohur ka vënë në fokus edhe vajzën e tij të vogël, Anna, e cila erdhi në jetë shtatorin e kaluar.
Krahas vajzës së vogël, Ermali me bashkëshorten e tij, Arianën janë prindër edhe të tre fëmijëve tjerë: Arti, Buna, Era.
Sa i përket projekteve muzikore, ripërpunimi i këngës së tij “Për një dashuri” mbetet ai i fundit që e lansoi në shkurt në bashkëpunim me artistin Butrint Imeri.
Ndërsa tani, nuk ka njoftuar akoma nëse është në përgatitje të ndonjë prurje të re muzikore. /Telegrafi/