Telegrafi

Ermal Fejzullahu lanson bashkëpunimin me DJ Gimi-O “Hajde Hajde”

Dy emra të tjerë të estradës janë bërë bashkë për të sjell një projekt të ri artistik.

Bëhet fjalë për këngëtarin e mirënjohur, Ermal Fejzullahun dhe DJ Gimi-O të cilët kanë publikuar këngën “Hajde hajde”.

Producent të këngës janë SBS Entertainment, klipi iu besua N’Pik Creative, ndërsa për miksimin dhe masterizimin u përkujdes Don Gima.

Foto: Screenshot/YouTube

Kujtojmë që ky është bashkëpunimi i parë mes dyshes dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të tyre.

Lexo po ashtu “Më e mira” - publikohet dueti i Ermal Fejzullahut dhe Romeo Veshajt

Ermali ndërkohë vetëm pak ditë më parë ka publikuar një tjetër bashkëpunim me Romeo Veshajn “Më e mira”.

Ndërsa, DJ Gimi-O gjithashtu ka lansuar  një tjetër duet me këngëtaren, Alketa që mban titullin “Mashalla”. /Telegrafi/